GeoAlb 2D
Shoqëri që vepron në të gjithë territorin shqiptar dhe është formuar nga profesionistë me eksperiencë disa dhjetëra-vjeçare me aftësi të larta profesionale në fushën e gjeologjisë inxhinierike dhe hidrogjeologjisë.
Shërbimet
Aktiviteti i Geoalb 2D shtrihet në fushat e gjeologjisë si: gjeologjisë inxhinierike, hidrogjeologjisë, gjeologjisë së vendburimeve të mineraleve të dobishme, inxhinierisë gjeomjedisore, duke ofruar studime, projektime dhe kryerjen punimeve rilevuese, gjeologo-zbuluese dhe laboratorike për individë, shoqëri private dhe Ente Publike.
Nje aspekt i rëndësishëm i aktivitetit të Shoqërise përbëjnë vlerësimet e risqeve gjeologjike dhe gjeoteknike.
Gjithashtu shoqëria ofron konsulencë duke e ndihmuar klientin në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme projektuese dhe investuese.
Studime ne terren
Studime gjeologjike, gjeologo-inxhinierike dhe gjeomjedisore
GEOALB 2D kryen studime gjeologjike, gjeologo-inxhinierike dhe gjeomjedisore që nga marrja e kampioneve në terren me anën e shpimeve me sondë, në analizimin e tyre në laboratorin e kompanisë dhe interpretimin e rezultateve në funksion të qëllimit te studimit
Studime ne terren
Studime, projektime dhe zbatime hidrogjeologjike
GEOALB 2D ka një eskperiencë 17 vjecare në kryerjen e studimeve dhe realizimin e shpimeve për puse uji me thellësi deri në 400m me të gjitha metodat (ujë dhe ajër). Gjithashtu kompania është e specializuar në zhbllokimin dhe pastrimin e puseve ekzistente etj.
Studime ne terren
Supervizim
GEOALB 2D është e pajisur me licensë për supervizimin e punimeve, NS-20 (Shpime gjeologo-inxhinierike, puse e shpime për ujë).
MOTOJA
Objektivi kryesor i Shoqërisë është kënaqja e klientit duke ofruar cilësi te lartë në kryerjen e studimeve dhe shërbimeve, duke ofruar dhe garantuar një interpretimin korrekt të të dhënave të mbledhura në fazat e ndryshme të zhvillimit të projektit/eve.
Motoja jone është: KORRËKTËSI, RIGOROZITET, CILËSI E LARTË!
Të gjitha dokumentet e prodhuar nga ne bazohen në interpretimin e të dhënave të mbledhura gjatë fazës investiguese.