GeoAlb 2D e nisi rrugëtimin e tij 17 vite më parë. Operon në fushën e studimeve gjeologo-inxhinierike, gjeomjedisore, kërkim mineralesh, studime dhe analiza laboratorike, vlerësim risqesh natyrore, zbatime hidrogjeologjike etj.
Përgjatë gjithë këtyre viteve nëpërmjet seriozitetit të treguar në projektet ku ka marrë pjesë dhe përkushtimit në çdo detaj të procesit të punës, GeoAlb 2D gëzon rrespekt në të gjitha firmat inxhinierike të projektimit dhe zbatimit me të cilat ka bashkëpunuar.